REXHO KURUPI

Materiale te botuara

Home
Materiale te botuara
Fotografi familjare
Fotografi deri 1960
Fotografi mbas 1960
Fotografi mbas 1990
Me shoket e vjeter
a

fterrarexho640.jpg

PASURITE NATYRORE TE FTERRES

harta.jpg


Fterra nė territorin e saj ka pasurģ jo tė pakta tė nėntokės e tė mbitokės, tė cilat nė lidhje e bashkėveprim me njėra-tjetrėn, me klimėn, me relievin, me pozicionin gjeografik e tė tjera, u japin mundėsi vendasve t’i shfrytėzojnė pėr rritjen e mirėqenies sė tyre. Tė tilla pasuri janė:
Burimet nėntokėsore tė ujėrave, minerali i fosforiteve, tė dolomitėve, tė shtresave bituminoze vanadmbajtėse si dhe shkėmbinjtė gėlqerorė e zhavorret e varréve si lėndė tė para ndėrtimi.
Tė gjitha kėto pasuri janė tė lidhura me fenomene gjeologjike, formimi i tė cilave ėshtė bėrė nė disa qindra milionė vjet. Nė Fterrė dalin formacione tė Triasit, tė Jurės, tė Kretės, tė Paleogenit etj. Brenda kėtyre formacioneve gjenden pasuritė e nėntokės tė cilat po i renditim si mė poshtė:
Ujrat nėntokėsorė qė dalin nga gėlqerorėt janė njė pasuri e pa ēmuar qė i japin qė i japin jetė e gjallėri fshatit. Burimet e Fterrės, tė mbledhura sė bashku, japin njė debit mbi 1000 litra ujė nė sekondė. Pėrbėrja kimike nė kripra tė ndryshme minerale e temperatura e ulėt, i a rritin mė tepėr vlerat jo vetėm pėr pėrdorimin e deritanishėm, por krijon mundėsi edhe pėr industrializimin dhe tregtimin e tij.
Minerali i fosforoteve, qėdel nė horizontin gjeologjik tė kretakut tė sipėrm nė malin e Fterrės (nė Vlade deri nė Kroin e Mollės) ėshtė zbuluar me punime gjeologjike sipėrfaqėsore e nėntokėsore, duke pėrcaktuar disa milionė tonė rezerva, por mė njė cilėsi tė ulėt. Nė kėto horizonte, sipas studimeve gjeologo-minerare dhe ekonomike, janė kufizuar disa shtresa me cilėsi mė tė lartė. Pėr kėtė arsye perspektiva pėr kėtė mineral mbetet e hapur.
Dolomitet e Fterrės janė nė sasira tė mėdha dhe me cilėsi 18-20 pėrqind Mgo. Dolomitet gjejnė pėrdorim si lėndė ndėrtimi si dhe nė metalurgji. Ky lloj minerali dallohet me vėshtirėsi nga guri gėlqeror.
4. Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masovė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto shiste (petėza tė qymyr gurit tė cilat mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit).Pėrmbajtja e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qėnė se rezervat gjeologjike janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studjuar), tani pėr tani mbeten pa vlera praktike.
5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe shkėmbinjtė gėlqerorė janė pasuri, por meqėnėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.
II. Pasuritė e mbitokės janė sa tė shumta aq edhe tė rėndėsishme. Pyjet dhe shkurret qė mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Fterrės i japin atij veē bukurisė, jetė e gjallėri, i pastrojnė ajrin sa qė me tė drejtė mund tė quhen mushkėria e tij. Ato mbajnė tokėn nga gėrryerjet, ruajnė, strehojnė dhe ushqejnė qėniet e gjalla si insektet, shpendėt, kafshėt e egra e tė buta, tė cilat ruajnė ekuilibrin nė natyrė.
Fterra ka klimė karakteristike mesdhetare, rrjedhojė e sė cilės e bėn nga fshatrat e rralla nė Shqipėri me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me njė shumėllojshmėri pemėsh e drurėsh frutorė e jo frutorė. Ėshtė vėshtirė tė gjesh nė Shqipėri cmarten, sqinėn, prrallin, hilqen, mėreten si dhe shkurre tė tjera dhe barishte aromatike dhe eterovajore qė kanė vlera mjekėsore dhe industiale. Pėrshtypja ime ėshtė se ato po shfrytėzohen nė mėnyrė jo racionale, si p.sh. mbledhja e ēaajit e rigonit, e lisrės, etj. Jo vetėm kaq, por disa individė pa menduar dėmet qė i bėjnė natyrės sė fshatit, vėnė zjarre duke shkretuar sipėrfaqe tė tėra me drurė e shkurre.
Me kėtė rast dėshiroj t’iu kujtoj bashkėfshatarėve tė mi se tė parėt tanė i kanė ruajtur me zakon pyjet, tipik ėshtė pylli i Koritave i ruajtur shumė mirė.
Ing. Rexho KURUPI
“Fterra jonė” Nr.2 – korrik 1977

line01.gif



KUR SHKONIM NĖ SHKOLLĖ NĖ KUĒ...


Nė Fterrėn tonė qė mė 1916 u ēel shkolla e parė nė gjuhėn shqipe, por ajo deri vonė kishte vetėm 3, 4 dhe 5 klasė tė fillores dhe jo klasa tė unikes, apo shkollė 7-8 vjeēare. Por dashuria pėr arsim e kulturė te bijtė e kėtij fshati ka qenė gjithmonė e madhe. Ndaj djemtė e vajzat e Fterrės shkuan atje ku ishte shkolla. Mė afėr ishte shkolla 7-8 vjeēare nė Kuē. Dhe pikėrisht nė Kuē qė nga viti 1947 e deri nė vitin 1960 ne vazhduam arsimimin nė 7-vjeēare. Pjesa mė e madhe e nxėnėsve, pasi mbaronin shkollėn fillore tė Fterrės, shkonin nė Kuē. Kėshtu, nė vitin shkollor 1947-1948, ne disa djem fare tė rinj u regjistruam dhe filluam shkollėn unike nė Kuē. Njė pjesė iku nė Tiranė,, nė Vlorė e gjetkė.
Nė shtator tė kėtij viti u mbushėn 50 vjet qė Ahmeti, Hulusiu, Qaniu, Muharremi, Kanani, unė e disa tė tjerė dhe nė vijim nė vitet pasardhės Lulja, Nazja, Pestrova, Ilfani, Pullumbi dhe shumė tė tjerė e filluan dhe e mbaruan kėtė shkollė.. Madje disa mbasi mbaruan shkollėn e lartė u kthyen nė kėtė shkollė si mėsues, e disa edhe si drejtorė tė saj. Tė vazhdoje shkollėn nė Kuē nuk ishte e lehtė, jo vetėn se duhej bėrė 12 km rrugė kryesisht nė kėmbė, por vėshtirėsitė e motit e bėnin edhe mė tė rėndė. Ndaj nuk ishte e lehtė, se duhej tė pėrballonim e tė zgjidhnim edhe problemet e jetės. Fillimisht shkonim e ktheheshim brenda ditės nga Fterra nė Kuē, por shpejt njė gjė e tillė u bė e pamundur. Dimri e bėnte tė parealizueshme. Edhe mėsimet po shtoheshin. Duhej mė shumė kohė pėr pėrgatitje. Ndaj u detyruam tė gjenim dhomė fjetje nė Kuē. Na ndihmoi drejtori i kėsaj shkolle, Lame Xhama. Fillimisht u sistemuam nė njė dhomė tė madhe pėrdhese te shkollės. Nė vitet pasardhėse ndėrruam disa shtėpi
Nė shkollė, pranė nesh, u sistemuan edhe disa mėsues tė ardhur nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Patosi et. Nė shumė drejtime jetėn e bėnim kolektive, gjė qė na miqėsoi e na afroi mė shumė me njėri-tjetrin. Nė Fterrė, si rregull, shkonim dy herė nė javė pėr tu ndėrruar e pėr tu furnizuar me bukė e ushqime. Rrugėn e bėnim nė kėmbe, por kishte dhe raste me makinė. Ishin “makina e Nexhipit” dhe “makina e Avniut”.
Nė dhomėn e shkollės jetonim sipas mundėsive tė secilit, disa me krevate tė improvizuar, disa pėrdhe, disa me dyshekė me lesh e disa me kashtė. Pėr ndriēim natėn pėrdornim kandil me vajguri. Nė kėtė pikė ishim tė barabartė. Meqenėse dhoma ishte mė dysheme dėrrase, pėr tė ndezur zjarr pėr ngrohje e sidomos pėr tė gatuar, pėrshtatėm njė karrocė dore druri, tė cilėn e “mbathėm” me baltė dhe si vatėr shtruam pllaka shtufi. Gatuanim kryesisht fasule, por edhe makarona, trahana etj. , edhe bashkėrisht, por edhe veē e veē.
Nė netėt e dimrit tė vitit 1948-1949, pasi kishim bėrė detyrat, kėrciste muhabeti pėr “shtatė palė qejfe”. Nė dhomėn tonė vinte herė pas here drejtor Lamja, qė i flisnim “zoti drejtor”. Ai interesohej pėr ne pėr tė gjitha, pėr hallet dhe pėr mėsimet. I lironim njė vend pranė karrocės sė zjarrit dhe atje, ashtu lirshėm, bisedonim sikur tė ishim moshatarė. Na shpjegonte edhe mėsimet, sepse kishte sedėr qė ne fteriotėt tė ishim mė tė mirėt nė mėsime e nė sjellje, tė ishim mė tė edukuar e tė dalloheshim nga tė tjerėt. Xha Lames i qeshte fytyra. Na dukej idhull. Vishej elegant, flokėt i mbante tė shkurtra, kishte edhe dhėmbė tė veshur me flori, ēka i jepnin dhe mė shumė lezet fytyrės sė tij. Pėrvoja profesionale i jepte mundėsi tė ulej nė nivelin tonė e tė na “psoniste” mendjen. Na jepte kėshilla tė vlefshme qė na kanė vlejtur shumė nė formimin tonė tė mėvonshėm. Si drejtor ishte i rreptė. Kėrkonte shumė si ndaj nxėnėsve edhe ndaj mėsuesve. Ishte i drejtė. Neve tė gjithė e respektonim.
Mė vonė shkolla e Kuēit u mbush me fteriotė, dhe me nxėnės dhe me mėsues. Edhe shkolla, por edhe fshati Kuē, u bėnė shkollė pėr ne.

Rexho KURUPI
Nr.11 – dhjetor, 1998

lineee011.gif




BOTA E GJĖRĖ DHE FSHATI

- Emigracioni shqiptar nė fund tė shekullit

Me autorė Karl Kaser, Robert Pichler dhe Stephanie Schwandner – Sievers

Nė muajt korrik e gusht 1998 erdhėn nė Fterrė nga Austria njė ekip studiuesish. Ata anketuan shumė familjet fteriote pėr probleme ekonomike e sociale, nė shėrbim tė njė studimi tė tyre pėr Shqipėrinė.
Studimin e tyre tė ilustruar edhe me fotografi, e botuan nė Austri, nė gjuhėn gjermane, nė librin “BOTA E GJĖRĖ DHE FSHATI”, ku njė vend mbi 150 faqe e zė Fterra dhe fteriotėt. Botuesit i kėrkuan bashkėfshatarit tonė Ing. Rexho Kurupi, tė bėjė njė informacion tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen e kėtij libri, i cili e priti me dashamirėsi dhe ne duke e falėnderuar, po e botojmė, me shpresen se nė numrat e ardhshėm mund tė botojmė edhe materiale tė tjera mė tė plota.

Libri trajton pėr shoqėrinė shqiptare pėrvcojėn mė tė rėndėsishmė tė dhjetvjeēarit tė fundit, emigracionin e njė pjese tė tė madhe tė popullsisė pėr nė Greqi dhe Itali.. Janė tė rralla familjet, tė cilat nuk kanė pjesėtarė tė tyre me qėndrim tė pėrkohshėm jashtė shtetit. Ndikimet e valės sė emigracionit janė tė shumėanėshme: ato ndikojnė nė zhvillimin demografik, ekonomik dhe tė jetėsės e kulturės sė pėrditshme tė vendit. Pėrveē zhvillimit demografik nė dhjeėtvjeēarin e kaluar, ndikimit tė madh nė raportet dhe strategjine e migracionit si dhe tė problemit tė identitetit ky vėllim tregon edhe ndikimet edhe ndikimet e migracionit mbi dy kontekste tė ndryshme, ndikimin e tij nė njė fshat mysliman dhe nė njė fshat katoli..
Pikė e rėndėsishme e hulumtimeve qėndron nė ndikimin e migracionit qysh nga ndryshimet politike tė viteve ’91-’92. Ėshtė bėrė kujdes qė nė tekst tė trajtohen edhe modelet historike tė migracionit pėr tė treguar se ai nuk paraqet asnjė fenomen tė ri pėr rajonet malore tė Shqipėrisė. Trajtimi i historisė lejon tė dallohen format e ekonomisė lėvizėse, tė cilat ishin pjesė pėrbėrėse e realitetit shoqėror – ekonomik tė kėtij vendi dhe rajoneve tė tjera tė Ballkanit.
Njė nga artikujt trajton nė mėnyrė krahėsuese format e ndryshme tė ekonomisė lėvizėse para dhe pas periudhės komuniste. Strategjia pėr arritjen e lejes sė qėndrimit, tendencat pėr t’u integruar nė vendin e huaj dhe pėr tė qėndruar atje, pa rėnė nė sy si dhe pėrvoja e fituar jashtė shtetit janė temat qėndrore tė artikujve tė kėtij vėllimi.
Njė artikull trajton rininė e fshatit, mendimet e tyre pėr t’arthmen, marrėdhėniet ndėrmjet sekseve tė ndryshme si dhe ato tė atdheut me shtetet e huaja. Ndryshimet politike kanė ndikuar nė mėnyrė drastike nė ekonomi, nė mėnyrėn e jetesės dhe konceptimin e kulturės sė vendit. Kėto trasnfformime pasqyrohen nė godinat e braktisura dhe tė shkatėrruara tė fshatit, duke ndryshuar edhe strukturėn e tij. Kėshtu jepet shembulli nė procesin e transformimit tė arkeologjisė tė dy fshatrave Fterrė e Ēorraj. Jepet shembulli sinjifikativ i rekonstruksionit tė ketyre dy qendrave nė periudhėn komuniste dhe sot. Demografi Arian Gjonoēi mbi bazėn e njė materiali autentik jep njė paraqitje tė pėrmasave qė mori emigracioni shqiptar.
Ndėrmarrjen e kėtij studimi na e bėri tė lehtė dhe tė mundur njė person me reputacion nė kėto fshatra Dr. Ismet Elezi, pėr tė cilin autorėt kanė konsiderata dhe falėnderime mė tė sinqerta. Nėpėrmjet tė rekomandimeve tė tij grupi ynė prej 13 vetash gjeti njė ngrohtėsi tė veēantė nga banorėt e dy fshatrave, tė cilėt ne i falėnderojmė.
Vlerėsim tė veēantė bėhet nė kėtė libėr edhe pėr gazetėn "Fterra jonė”, gjė qė pasqyrohet njė rubrikė mė vete ku nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nė mė shumė se njė faqe libri, pasqyrohet aktiviteti i gazetės "Fterra jonė" pėr rolin qė ajo luan pėr afrimin dhe bashkimin e fteriotėve.

Ing. Rexho KURUPI
Nr. 30 – shtator, 2002

lineee011.gif

Adresa: Rr. Komuna e Parizit p.2 sh.1 ap.8
Tel: +355 4 222 5181 Cel: 069 2280172
Tirana, ALBANIA