REXHO KURUPI

Home
Materiale te botuara
Fotografi familjare
Fotografi deri 1960
Fotografi mbas 1960
Fotografi mbas 1990
Me shoket e vjeter

mirseerdhet.gif

Numri i vizitireve

AI QĖ MĖSOI NGA JETA DHE PERBALLOI JETEN ME URTESI

Me rastin e 70-vjetorit te lindjes
"Fterra jone" Nr. 39 – qershor 2004


Jeta nuk ėshtė fushė me lule. Madje as ka qenė e as mund tė jetė e tillė. Menēuria e popullit thotė: "Pa halle mos na lėntė, por hall mbi hall mos na dhėntė”! Por i mirė dhe i zoti ėshtė ai qė di tė pėrballojė detyrat e hallet e jetės, dhe tė shkollimit, dhe tė ndėrtimit tė familjes, dhe tė punės qė mban jetėn, dhe tė rritė e tė edukojė fėmijė, dhe tė dijė tė ndėrtojė shoqėri e miqėsi, dhe tė jetė njeri midis njerėzve, e qytetar midis qytetarėve.
Rexho Kurupi ėshtė njė nga fteriotėt e veēantė qė, dhe i ri, dhe burrė, dhe tani nė moshėn e tretė; madje qė kur ngeli jetim pa nėnė dhe i varfėr ekonomikisht, arriti tė mbijetojė, tė studiojė, tė shkojė nė shkollė nė Tiranė, madje deri dhe pėr studime tė larta nė Gjermani. Arriti tė bėhet dhe inxhinier me emėr nė gjeologji, special¬ist i zoti dhe drejtues i aftė, punonjės politik i shquar pėr kohėn nė tė cilėn jetoi.
Nė filozofi ka njė menēuri qė thotė: Tė gjithė jemi prodhim i kohės qė jetojmė. Edhe Rexhua kėshtu ka qenė e kėshtu ėshtė. Madje kėshtu kanė qenė e kėshtu janė fteriotėt tanė tė mirė. Sigurisht, si tė gjithė tė mirėt e shoqėrisė. Ose, mė saktė, si pjesa e kultivuar dhe e civilizuar e njerėzve tė pėrparuar, qė kanė dashur e duam tė renė, qė e pėrqafojnė dhe punojmė pėr atė qė ėshtė pėrparimtare.
Na erdhi kjo rezyme nė kujtesė nė ditėn e lindjes sė Rexhos, ditė qė frymėzoi kėtė shkrim nė kėtė 70 vjetor tė vitlindjes sė tij, nė 10 maj tė kėtij viti. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė ne t'i urojmė: Tė rrojė sa mė gjatė! Se njerėzit e mirė gjatė duhet tė rrojnė; se ėshtė mirė dhe pėr familjen, dhe pėr miqėsinė, dhe pėr njerėzinė. Deshėm t'i uronim edhe nė njė "ceremoni", por Rexhua s'na lejoi qė s'na lejoi tė organizonim njė aktivitet tė tillė.
- Unė,- na tha, - do tė bėj "gabimin" e Safet Memit, qė ėshtė shumė e mė shumė se unė. Edhe Safeti kėtė "gabim" bėri vitin e kaluar, kur kishte ditėlindjen nė 80 e ca vjetor.
* * *
Tani Rexhua ėshtė thinjur. Edhe flokėt i ka rėnė jo pak. Madje flokėt kanė filluar t'i bien qė nė rini. Ėshtė ēėshtje trashėgimie, e ndofta dhe ēėshtje hallesh. Nėna e tij e la jetim kur sa ishte bėrė 10 vjeē. Ajo vdiq se u thye nė kryqe, kur ngarkoi ritėn e vajit nga shtėpia e Qazos pėr nė Rimin e Kurupe. E qau siē qan fėmija Nėnėn. Fėmija qan pėr Nėnėn, dhe kur ajo ikėn nga shtėpia pėr nė punė, por nuk merret dot me mend se sa i qan zemra fėmijės kur Nėna i ikėn pėrjetė.
Nė ditėt e para njė e mė dy i shkonte dhe tek varri, duke qarė e duke u lutur: Nėnė! Ku mė le mua? Apo deshe mė shumė Saimenė? (Saimeja ishte motra e tij qė kishte vdekur 6 vjeēe). Dhe ngashėrehej e ngashėrehej tek koka e varrit, deri sa dikush vinte e merrte nga Ngurrėza dhe e binte nė Kurupaj. I ati, Arifi, nuk i thoshte dot asnjė fjalė, veē e fuste nė gjoks, duke e shtrėnguar fort e mė fort e duke i thėnė: Tė ka xhan Baboēi. Ndaj mos shko mė vetėm tek varri, se do tė vemi bashkė. Por fėmija 10 vjeēar "harronte" e shkonte, se e digjte malli pėr nėnė Rakibenė. Ndaj dhe humbja e Nėnės mbeti pikėllimi mė i madh nė jetėn e Rexhos.
Ishte viti 1946. Jeta e imponoi Arifin te martohej. Mori pėr grua Manushen. Kėshtu, Rexhua u bė me njerkė, njė emėr qė dhe kur e dėgjon tė shqetėson. Por zemra e lėnduar e Rexhos e bėri Manushen "Nėnė tė dytė", se dhe njerka e bėri Rexhon "djalė tė parė" tė saj, As Manushja s'i vrerti vetullat me Rexhon e as Rexhua nuk i ngrysi vetullat me Manushen.
Mėsues Neimi i bėrtiste nė shkollė se Rexhua njė ditė shkonte nė shkollė e njė ditė shkonte me kecėr. Kėshtu bėnin dhe disa nga shokėt e tij tė fėmijėrisė, si Musai e Serani. Himet Maēi e bėri pjesėtar tė shtėpisė sė tij. Qullash hanin Hasua e Musai, me ta bashkė hante dhe Rexhua. Me gjithė se nė fukarallėk, Xha Himeti nuk e gremisi njė herė gojėn e nuk e theu njėherė zemrėn. Eh,- thotė Rexhua,- sa zemėrbardhė ishte ai njeri!
Gjyshja, Hankua dhe i ati, Arifi, njė ditė behari i thanė: Sivjet do tė vesh nė shkollėn unike, se nuk do tė vuash dhe ti si ne. Dhe kėshtu u bė. Rexhua filloi shkollėn 7-vjeēare nė Kuē. Mirėpo Arifin shteti e mori tre muaj ushtar nė Vlorė. Fėmijėria iu bė mė e vėshtirė. Tani i duhej tė ndėrpriste shkollėn. I duhej tė vente me bagėti, se dhitė mbetėn pa ēoban. Mirėpo gjyshe Ankua i tha: Me dhi do tė vete unė gjyshja jote, se ti, o Bir, do tė vesh nė shkollė. Kėshtu bashkė me Ahmetin dhe Hulėsiun vazhdoi dhe mbaroi 7-vjeēaren e Kuēit. Tė tre sė bashku banonin nė njė dhomė tė shkollės. Zjarrin e ndiznin nė njė karrocė dore, bėrė si vatėr me baltė e gurė. Lexonin nėn dritėn e kandilit apo fenerit me vajguri. Kėtu u miqėsua dhe me shokėt e klasės, kuējotėt Hasan Luēi e Shyqyri Alia.
- Tani qė mbarove mirė me mėsime, do tė vazhdosh dhe shkollėn e mesme nė Tiranė, - i tha i Ati. Mėso pėr vete e... lėna ne...se ne kėtu kemi pėr ta ngrysur jetėn.
Dhe kėshtu vjeshta e vitit 1951 e gjeti nė "Politeknikumin 7- Nėntori", nė degėn minerale. E zgjodhi kėtė degė, se kėtė degė kishte zgjedhur dhe Vehapi i Xha Nedinit, me shtėpinė ngjitur pranė. Tani Rexhos iu shtua me shumė zelli pėr tė mėsuar. Ky zell e bėri qė, pas katėr vjetėsh, diploma e tij tė firmosej nga Ministri i Arsimit tė asaj kohe, Ramiz Alia. Edhe nevoja ekonomike, edhe sipas thirrjes qė iu bė, nisi punėn nė pikėn gjeologjike nė Kamė tė Tropojės, ku punoi 3 vjet rresht.
Por Rexhos tani i ishte shtuar "oreksi" pėr shkollė tė lartė. Kriteret i plotėsonte mė sė miri. Mehmet Rama e ldris Mulosmani, tė parėt e rrethit Tropojė, i dhanė bursė jashtė shtetit. Dhe djali i Xha Arifit, Rexhua erdhi dita t'i hipi aeroplanit e tė shkojė nė Laipsig e Saksoni pėr studime tė larta, ku studioi tre vjet. Por "politika e kohės" e ktheu nė Tiranė. Ndėrprerja e bursės nė Gjermani mbetet dėshpėrimi mė i madh nė jetėn e tij. Tashme Rexhua edhe ishte martuar. Ndaj iu desh qė edhe tė punonte edhe te studionte nė Universitetin Tiranė, po pėr gjeologji. Kėtu iu gjendėn Ali Progri dhe Ismet Elezi. Ndaj u fut nė punė nė laborator nė Universitet, ku vazhdoi dhe studimet e rregullta. U emėrua si bashkėpunėtor shkencor. Ishte dhe student, por ishte bėrė edhe burrė, edhe baba. Kultura gjermane iu bė baze e shėndoshė pėr sukses e pėr progres. Se jeta ėshtė rregull.
Dhe vitet ecnin. Bashkė me to pėrparonte dhe Rexhua, se tashmė i kishte kapėrcyer vėshtirėsitė mė tė mėdha. Tani ishte bėrė zot i vetes, ishte inxhinier gjeolog i zoti pėr minerale tė rralla apo tė ēmuara, madje kishte fituar dhe emėr, duke studiuar tėrė zonėn shkėmbore e ranore. Studioi rėrėn e bregut tė detit nga Velipoja nė Vjosė dhe deri te shkėmbinjtė rrėnjėsor, nga dalin metale tė ēmuara, metale tė rralla. Rėra duket e thjeshtė,- argumenton Ing. Rexho,- por nuk ėshtė aq e thjeshtė. Drejtoi me aftėsi ekspedita tė rėndėsishme. Drejtoi sektorė prodhimi. Drejtoi, si sekretar i Komitetit tė Partisė, pesė miniera bashkė: Valias, Kėrrabė, Mushqeta, Mėzez, Priskė, qė kishin njė armatė inxhinierėsh me 5-6 mijė punėtorė. Dhe Rexhua ia doli punės faqebardhė deri sa doli nė pension nė vitin 1990.
Rexhua nė 70 vjetorin e vitlindjes sė tij, e kthen kujtesėn nė vite. Jetėn e ka tė pastėr si ujėt e Ngurrėzės, ku pi njė fshat i tėrė. Kujton vėshtirėsitė nė fėmijėri e nė rini. Por mė vonė kujton dhe gėzime. I pari gėzim ėshtė krijimi i familjes. Gėzim tė veēantė ndjeu kur u bė baba me vajzėn e parė, Melin, mė 2 nėntor 1958, kur ishte student nė Gjermani, duke lexuar telegramin e dėrguar nga Refiku prej Tirane. Jetės sė tij i ka dhėnė gėzim Zarifeja, gruaja e tij, e cila iu pėrkushtua Rexhos, Amelisė, Markelinės dhe Djalit, Auronit, ashtu siē iu pėrkushtua dhe luleve nė serėn e kopshtit botanik nė Tiranė pėr 25 vjet, pa ndėrprerė njė ditė. Tani mbetet e pasionuar pas nipėrve e mbesave dhe luleve nė shtėpi, qė u flet me emra latinisht
Kujton Rexhua momentin kur pranoi emrin Ameli, qė ia propozoi njė student jordanez nė Lajpsig, qė kishte me kėtė emėr motrėn e mirė tė tij, ashtu siē i vjen ndėr mend Markelina kur mori emrin arkeologjik qė u zbulua nė Apol1oni nė 1963 dhe djalin qė ia caktoi Hamleti, emrin Auron.
Gėzim ka ndjerė Inxhinier Rexhua sa herė zbulonte diēka nė thellėsi tė tokės, por dhe sa herė bėnte mirė pėr kėtė ose atė njeri. I bėhet zemra mal kur i mbushet shtėpia me nipėr e mbesa, me dhėndurėt, Feksorin e Besnikun dhe nusen e Auronit, Aferditėn nga Gora, bijėn e Bexhetit, qė tė kėnaq dhe me bejte gėzimi. Te Rexhua gjen harmoni me nuse e dhėndurė, me krushqi e miqėsi, me fteriotė e me shoqėrinė e tij tė gjerė. Ėshtė kjo harmoni qė e bėn tė jetė i gėzuar me jetėn e tij tė ndershme e tė thjeshtė.
Rexhua ka vepruar mirė e pėr mirė, madje nuk e prishte as me atė qė ishte i lig. Nuk thonė kot: bėmė, o babė, tė tė ngjaj. Se Rexhua ėshtė biri i shquar i Arif "dedesė" ..
Punoi me nder, pa bėrė kurrė zhurmė, pa ia bėrė nė asnjė ēast vetes "me sy". Bilanci i 70 vjetorit tė ditėlindjes sė tij tregon se ka qenė i ndershėm dhe i drejtė me veten dhe me tė tjerėt. Ndaj Rexhua nuk ka asnjė vėrejtje, qoftė dhe shoqėrore, e asnjė lloj mase ndėshkimore, as nė punė e as nė jetė, kur, atėherė, ishte vėshtirė tė shpėtoj e "pa u lagur".

int014.jpg

int017.jpg

int016.jpg

krushku001.jpg

r001b.jpg

rexho12maj2007.jpg
12 maj 2007 ne 10-vjetorin e gazetes "Fterra jone"

rexho10maj-3jpg-640.jpg
Me fteriotet 10 maj 2008

rexho10maj-480.jpg
Rexho Kurupi 10 maj 2008

kliko:

fotografi familjare

fotografi deri 1960

fotografi 1960-1990

www.fterra.com

feksor.tripod.com

50-vjetori i martese, videoclip ne "Parlament"

Me fteriotet 10 maj 2008

Me shoket e vjeter te Minieres

Fotografi te bera ne Fterre diten e inagurimit te Muzeut te Fterres ne vitin 1979

dsc01425.jpg
10 maj 2009 - 75 vjec

fam1.jpg

int001.jpg

int002.jpg

int003.jpg

int004.jpg

int007.jpg

int006.jpg

int008.jpg

int009.jpg

int011.jpg

int012.jpg

int013.jpg

int18.jpg

int19.jpg

krushku002.jpg

r007c.jpg

lineee011.gif

Adresa: Rr. Komuna e Parizit p.2 sh.1 ap.8
Tel: +355 4 222 5181 Cel: 069 2280172
Tirana, ALBANIA